Rikthehet interesi i Barcelona-s për titullarin e Borussia Dortmund

Futboll

Rikthehet interesi i Barcelona-s për titullarin e Borussia Dortmund

Më: 27 mars 2019 Në ora: 06:54
Raphael Guerreiro

Barcelona mund të trokasë përsëri në derën e Borussia Dortmund për Raphael Guerreiro-n. 

Katalanasit janë munduar të nënshkruajnë me lojtarin edhe në verën e vitit 2016, por portugezi vendosi të transferohej në Bundesliga. 

Atëherë ai u shpreh: “Ishte shumë e vështirë të refuzoja Barcelona-n,” në nëntorin e 2016. 

Megjithatë, Mundo Deportivo raporton se Barcelona ka rikthyer interesin për portugezin e krahut të majtë pasi e sheh si pasardhësin ideal të Jordi Alba-s. 

25-vjeçari Guerreiro ka një kontratë deri në vitin 2020 me BVB, kështu që Borussia do të vendosë në verë se si do të veprojë me lojtarin, në mënyrë që të mos rrezikojë të largohet me parametra zero. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat