Zidane ofron yllin e skuadrës për Paul Pogban

Futboll

Zidane ofron yllin e skuadrës për Paul Pogban

Më: 27 mars 2019 Në ora: 08:07
Zinedine Zidane

Ardhja e Zinedine Zidanes në pankinën e madrilenëve pritet të sjellë ndryshime në kampin e galaktikëve.

Përveç faktit se do të ketë transferime të bujshme në verën e këtij viti, paralajmërohen edhe largime.

Njëri nga ato largime pritet të jetë edhe ylli kolumbian, momentalisht i huazuar te Bayern Munchen, James Rodriguez.

Ky i fundit nuk ka arritur të gjejë minutazh të mjaftueshëm për shkak të konkurrencës, andaj edhe kalimi në Gjermani ishte një lloj tentimi për t’u rikthyer në formën e dikurshme.

Gjithsesi, në fund të edicionit 2018/2019, ai do të kthehet në Santiago Bernabeo, ndërsa trajneri francez do të mundohet që ta shfrytëzojë si “karrem” për të arritur tek Paul Pogba, lojtar që po e kërkojnë tash e një kohë.

Kuptohet, letrat në dorë i ka Manchester United, që pritet shumë shpejtë të vendos për këtë opsion, gjithmonë duke e ditur faktin se mesfushori kampion i botës, sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Teatri i Ëndrrave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat