Batatina lë mundësinë për një votëbesim ndaj Agim Ademit

Futboll

Batatina lë mundësinë për një votëbesim ndaj Agim Ademit

Më: 27 mars 2019 Në ora: 10:31
Agim Ademi

Nesër gjatë ditës pritet të mbahet kuvendin i punës i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kohë më parë, është bërë e ditur se tashmë në klubet e futbollit të Kosovës kanë interesim për një shkarkim të mundshëm nga pozita e të parit të kësaj Federate, kryetarin e tanishëm Agim Ademi-n.

Tahir Batatina kishte deklaruar kohë më parë se shumë klube kanë shprehur interesimin për një gjë të tillë, mirëpo i pyetur se a do të ketë votëbesim ndaj Agim Ademit nesër në kuvendin e punës ai u përgjigj.

"Do të jem në kuvend kysmet dhe nesër do të shohim për cilat pika të kuvendit do të diskutojmë për të mirën e futbollit. Nuk di nëse do të ketë votëbesim ndaj Ademit, Delegatët vendosin por në rënd dite kemi pika të tjera diskutimi sipas agjendës së kuvendit”, u shpreh Batatina.

Kujtojmë që Agim Ademi erdhi në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, pas vdekjes së kryetarit Fadil Vokrri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat