Mourinho merr drejtimin e Lyon-it?

Futboll

Mourinho merr drejtimin e Lyon-it?

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:00
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka zbuluar se nga fillimi i sezonit të ardhshëm mund ta shohim atë në Ligue 1, të Francës.

Mourinho është i hapur dhe i drejtpërdrejtë, teksa së fundi u pyet nëse do drejtojë një ekip në Francë dhe ai u përgjigj.

"Nëse them jo, nuk do të isha i sinqertë, nëse them po, ju do të filloni të spekuloni se cili klub më intereson mua dhe që e ka të lirë vendin e trajnerit", tha ai.

Gazeta franceze "Le Kip" bën me dije se klubi që mund të marrë drejtimin Mourinho mund të jetë Lyon ose Monaco.

Ndërkohë që më herët "Special One" pati deklaruar se nuk e përjashton një rikthim në Spanjë, Angli apo Itali, "Mund të rikthehem në këto vende të cilat tashmë i njoh".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat