Çudia me Ukrainë

Futboll

Çudia me Ukrainë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:22
Çudia me Ukrainë

Një episod interesant vjen nga ndeshjet e luajtura këto ditë të ekipeve kombëtare. Më saktë, në takimin e 25 mars, mes Luksemburgut dhe Ukrainës, e fituar nga lindorët me shifrat 1-2, ku “mollë sherri” është bërë sulmuesi brazilian, Xhunior Moraesh, i natyralizuar si ukrainas.

Siç raporton gazeta “Record”, Luksemburgu do të ankohet në UEFA, duke pretenduar parregullsi në natyralizimin e lojtarit në fjalë me kombëtaren ukrainase. Presidenti i Federatës së Futbollit të Luksemburgut, Pol Filip, është shperr se rasti i Xhunior nuk është në përputhje me kërkesat e FIFA-s, që lejojnë natyralizimin e një lojtari, vetëm pasi ka jetuar 5 vite në vendin përkatës.

Në rastin konkret, braziliani që aktivizohet tek Shahtjori i Donjetskut, ka jetuar në Ukrainë për 4 vite e 8 muaj, pasi gjatë vitit 2017, për 6 muaj është aktivizuar tek Tianxhin në Kinë. Pikërisht kjo gjë e bën të parregullt natyralizimin dhe aktivizimin me Ukrainën. Për pasojë, Luksemburgu kërkon nga UEFA fitore në tavolinë.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i federatës ukrainase, Juri Zapisotski, është i qetë: “Sipas ligjit ukrainas, ai ka jetuar për pesë vite në vendin tonë, aq sa nevojitet t’i jepet shtetësia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat