"Milani klub i madh, me Paquetan ndoshta bëhemi shok skuadre!"

Futboll

"Milani klub i madh, me Paquetan ndoshta bëhemi shok skuadre!"

Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:20
Lucas Paqueta

Po e mendon prej kohësh, por siç duket nuk është vetëm një ide... Objektivi i radhës për Milanin është sërish në Brazil, duke ndjekur gjurmët e Lucas Paqueta. Quhet Everton Soares dhe luan me Gremion e Porto Alegre dhe kombëtares së Brazilit. Në një lidhje me Sportmediaset, pas miqësores së fituar ndaj Çekisë, sulmuesi i krahut, që është i datëlindjes 1996, ka folur rreth interesimit kuqezi:

"Jam i lumtur për interesin e Milanit, që është një skuadër e madhe dhe me histori të pasur. Të shohim se si do të përfundojë. Bëj shpesh shaka me Paqueta. Nëse gjithçka shkon siç duhet, mund të bëhemi shok skuadre".

Kosto - Çmimi i Evertonit rrotullohet te 40 mln eurot, edhe pse ka një klauzolë prej 80 mln eurosh: Milani dëshiron të mbyllë gjithçka në verë. Leonardo, pasi ka peshkuar Paqueta, dëshiron të shtojë edhe një tjetër "xhevahir" në skuderinë kuqezi, që në historinë e saj ka pasur në gjirin e ekipit brazilianë të vlefshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat