Barcelona këmbëngul për transferimin e De Ligt

Futboll

Barcelona këmbëngul për transferimin e De Ligt

Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:26
Ilustrim

Pasi arritën të blejnë Frenkie De Jong nga Ajaxi, tani drejtuesit e Barcelonës janë përqendruar në transferimin e Matthijs de Ligt, shkruan KosovaPress.

19-vejçari i Ajaxit ka treguar një formë mbresëlënëse me performcanat e tij jo vetëm në klub, por edhe me fanellën e kombëtares përgjatë 2018-ës dhe këtë fillim viti.

Gjigantët e La Ligas e kanë holandezin një prej prioriteteve të verës, edhe pse nuk do të ishin të gatshëm të bënin çmenduri sa i përket shpenzimeve, ndikuar edhe nga blerja e shtrenjtë prej 86 milionë eurosh të De Jong gjatë muajit janar.

Gjithsesi, drejtuesit e Barçës kanë qenë në Amsterdam ku janë takuar me homologët e Ajaxit, për të gjetur një gjuhë të përbashkët për transferimin e De Ligt në Camp Nou.

Bisedimet do të vazhdojnë edhe në javët e ardhshme, ku pritet që të arrihet një marrëveshje, teksa De Ligt me gjasë nga sezoni tjetër do ta veshë fanellën blaugrana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat