Prishtina shpërthen me gola, mbush rrjetën e Flamurtarit

Futboll

Prishtina shpërthen me gola, mbush rrjetën e Flamurtarit

Nga: K. G. Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:00
Prishtina shpërthen me gola, mbush rrjetën e Flamurtarit

Prishtina shpërthen me gola, mbush rrjetën e Flamurtarit të Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0, në ndeshjen e mbetur të javës së së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Tri pikë që e ngritin Prishtinën në vend të dytë me 50 pikë, ka pesë me pak se lideri Feronikeli dhe dy më shumë se Llapi në pozitën e tretë, kurse ‘flamurtarët’ me këtë humbje rrezikohen seriozisht ku aktualisht janë në vend të nëntë me 28.

Në minutën e 16-të, Meriton Korenica e hapi serinë e golave, ndërsa gjashtë minuta më vonë (22’) Mario Morina e ka kurorëzuar me gol një aksion të Prishtinës, duke e shfrytëzuar edhe daljen e gabuar të portierit Flamur Neziri. Në minutën e 56-të, Meriton Korenica shënoi golin e dytë personal të tij dhe të fitores së thellë për 3:0.

Mesfushori i Prishtinës u gjend mirë në zonë, pas depërtimit të mirë në krahun e djathtë nga Gauthier Mankenda, kështu që mposhti portierin e kuqezinjve. Tri pikë me vlerë të madhe dhe që e bëjnë me të qetë për sfidën e radhës që e luajnë me 30 mars në Therandë me Ballkanin, kurse Flamurtari ndeshet me liderin Feronikelin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat