Real gati të sakrifikojë "thesarin" e skuadrës për Sadio Mane

Futboll

Real gati të sakrifikojë "thesarin" e skuadrës për Sadio Mane

Më: 27 mars 2019 Në ora: 19:37
Sadio Mane

Sipas raporteve të Don Balon, spanjolli Marcos Asensio mund të largohet nga Real Madrid sezonin e ardhshëm. 

Gazeta spanjolle raporton se Liverpool është në “pole position” për firmën e lojtarit që më përpara është përfolur për një kalim tek Juventus. 

Ky është një lajm i keq për “Zonjën” që ka kohë që ndjek mesfushorin anësor të Spanjës. 

Asensio pritet të jetë pasardhësi i Adam Lallana, i cili kohët e fundit ka vuajtur nga dëmtimet e shumta. 

Blerja e verës së kaluar Xherdan Shaqiri është aktivizuar kryesisht nga stoli, por Klopp nuk ka besuar tek ai për ndeshjet e rëndësishme. 

Ndërsa Naby Keita dhe Fabinho janë aktivizuar më të tërhequr në mesin e fushës, prandaj Asensio do të ishte një forcë e shtuar në asketin krijues. 

Raportet e fundit spanjolle sugjerojnë se Sadio Mane është një nga objektivët kryesorë të Zinedine Zidane te Real dhe përfshirja e Asensio në marrëveshje mund të bindë The Reds të heqin dorë nga Mane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat