Trajneri i skuadrës së njohur: Nder nëse do të më zëvendësonte Mourinho

Futboll

Trajneri i skuadrës së njohur: Nder nëse do të më zëvendësonte Mourinho

Më: 28 mars 2019 Në ora: 08:14
Jose Mourinho

Trajneri i Lyon, Bruno Gensio, ka thënë se do të ishte një nder për të nëse do të zëvendësohej nga Jose Mourinho, mes thashethemeve që këtë të fundit e lidhin me skuadrën franceze.

Jose Mourinho u shkarkua nga Manchester United në dhjetor të vitit 2018 pas humbjes nga rivalët e Liverpoolit.

Portugezi nga ajo kjo është i papunë, dhe në media ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e tij.

Së fundi, raportohet se Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Lyon.

“Ne vetëm mund ta respektojmë Jose Mourinhon”, ka deklaruar Gensio.

“Ai është një trajner që ka fituar kudo që ka shkuar”.

“Kudo që ka qenë ai ka fituar trofe. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve. Natyrisht, ai është një trajner i madh, kështu që nëse ai do të më pasonte mua do të ishte një nder”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat