I quajti shqiptarët të padisiplinuar, Duka i përgjigjet

Futboll

I quajti shqiptarët të padisiplinuar, Duka i përgjigjet

Më: 28 mars 2019 Në ora: 11:46
I quajti shqiptarët të padisiplinuar, Duka i përgjigjet

“Në 30 vite në futboll nuk kisha parë të kritikohej një trajner për faktin se dëshiron të respektojë rregullat, të vendosë disiplinë. Në Shqipëri jeni të mësuar me cirk”, kishte thënë ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci pak para shkarkimit, pas ndeshjes kundër Turqisë të cilën e humbi në shtëpi me rezultat 0:2.
Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit u është përgjigjur këtyre deklaratave mbrëmë në “Opinion”. Duka ka thënë se disiplina nuk ka qenë shkak për shkarkimin e Panuccit.“Ai ka kërkuar të jetë i disiplinuar dhe ne e kemi mbështetur në të gjihta vendimet e tij. Nuk ka qenë ky motivi që ne kemi ndërprerë marrëdhënien me të”, ka thënë Duka. Më tej,

Duka ka mohuar se shqiptarët janë të padisiplinuar dhe “të mësuar me cirk”, siç kishte thënë Panucci.“Nuk është e vërtë që ne jemi të padisliplunuar pasi kemi luajtur futboll para Panuccit dhe pas Panuccit”, ka thënë ndër tjerash kryetari i FSHF-së.Mbrëmë Duka ka treguar edhe se si e ka shkarkuar Panuccin dhe se si ka reaguar italiani pas vendimit.Gjithashtu, Duka ka njoftuar se kur do ta emëroj trajnerin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat