Mirabelli: Raiola e detyronte t'i shkruante, unë i fshija... 

Futboll

Mirabelli: Raiola e detyronte t'i shkruante, unë i fshija... 

Më: 28 mars 2019 Në ora: 13:02
Ilustrim

I intervistuar nga e përditshmja italiane Libero, ish-drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka zbuluar disa prapaskena në lidhje me rinovimin më të vështirë të ndodhur ndonjëherë: Gianluigi Donnarumma. 

"Munda Raiolan, por kurrë nuk do ta shihni të ndodhë sërish me një si ai... Vetëm nëse nuk përballemi sërish. Ishte një kryevepër që u mbyll pa asnjë komision. Mino më thoshte: "Nuk kam rinovuar me mikun tim Galliani, as mos e ço ndër mend ta bëj me ty dhe me disa kinezë që nuk njoh".

E keni pyetur veten pse çdo ditë Donnarumma publikonte postime në rrjetet sociale dhe më pas hiqeshin? E thjeshtë: Raiola e detyronte t'i shkruante, unë i fshija... 

E mbani mend historinë e provimit që braktisi? Ishte Raiola ai që çoi Gigion në Ibiza me avionin e tij për të na e larguar. Më pas, ditën e fundit të negociatave, gjendemi me Donnarumman dhe familjen e tij, përveç se agjentët. Raiola çohet dhe thotë: "Mos firmos, ne ikim, na ndiq!". Sapo agjentët dalin, Gigio sikur çlirohet. Merr stilolapsin dhe firmos, pa praninë e Minos".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat