Juventusi punon në fshehtësi për talentin e ri botëror, ka edhe një aleat!

Futboll

Juventusi punon në fshehtësi për talentin e ri botëror, ka edhe një aleat!

Më: 28 mars 2019 Në ora: 13:14
Juventusi

Të blesh një futbollist në Portugali dhe, sidomos, te tri klubet e mëdha (Benfica, Sporting dhe Porto) është shumë e vështirë, sigurisht nëse nuk ke buxhetin e duhur. Loja e ankandit sapo ka nisur dhe emri që po ndiqet nga të gjithë "big" klubet e botës është Joao Felix. Një xhevahir i vërtetë që, me debutimin edhe në kombëatare të madhe, ka parë vlerën e tij të rritet në mënyrë marramendëse.

Agjenti Jorge Mendes është duke punuar në disa fronte, mes Manchester United, Cityt, Realit dhe Barcelonas që po ndjekin djaloshin, por edhe Juventusi është në garë, në sajë të raporteve të mira me agjentin e Ronaldos dhe Cancelos.

Felix ka një klauzolë prej 120 mln eurosh dhe nga ajo nuk lëviz, por presidenti i Benficas, nëse nuk lëviz asgjë, atëherë do ta çojë këtë shifër deri në 200 mln euro, pasi e konsideron të mirë po aq sa Mbappe.

Mendes është aleati bardhezi dhe shtyn për këtë transferim. Drejtuesit e Benficas kanë qenë edhe në Torino dhe kanë biseduar, por në maj negociatat do të futen në fazën e nxehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat