Talenti anglez pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcelonës.
Barcelona po mendon të vë në shitje dy futbollistët brazilianë, Philippe Coutinho dhe Malcom për të siguruar paratë që duhen për të blerë yllin e Manchester United, Marcos Rashford.
Rashford vlerësohet rreth 100 milionë funte dhe te Barcelona janë të gatshëm të ofrojnë një nga lojtarët dhe para për të bindur drejtuesit e United, që ta lejojnë largimin e tij.
Malcom dhe Coutinho u blenë vitin e kaluar ish-mesfushori i Liverpoolit në janar për shumë totale 180 milionë euro, por vlera e tyre ka rënë ndjeshëm.
Sigurisht që nëse Manchester United pranon ta shkëmbejë Rashfordin me Coutinhon, shuma e parave që do të përftojë do të jetë shumë e vogël.