Vjen momenti i Icardit, pritet të luajë nga minuta e parë ndaj Lazios

Futboll

Vjen momenti i Icardit, pritet të luajë nga minuta e parë ndaj Lazios

Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:02
Mauro Icardi

Sulmuesi argjentinas përfiton nga një lëndim i Lautaro Martinez.

Tashmë, kur kanë kaluar një muaj e gjysmë prejse ka luajtur ndeshjen e fundit me Interin, Mauro Icardi ka mundësinë të rikthehet të luajë, madje si titullar.

Bëhet fjalë për takimin e kësaj fundjave, ku Interi do të luajë ndaj Lazios. Mediat italiane kanë bërë me dije se, 25-vjeçari mund të luajë si titullar në vend të Lautaro Martinez.

Pikërisht ky i fundit, duket se ka një problem muskulor, kjo si pasojë e mbingarkesës, ku përveçse ka luajtur në majën e sulmit të zikaltërve, ishte titullar dhe në miqësoret e Argjentinës ndaj Venezuelës e Marokut.

Kjo mund të jetë mundësia më e mirë për Icardi, për të rikthyer buzëqeshjen te vetja, Interi si dhe tifozët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat