Griezmann pranon ulje page vetëm t’i bashkohet Barcelonës

Futboll

Griezmann pranon ulje page vetëm t’i bashkohet Barcelonës

Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:12
Antoine Griezmann

Sulmuesi francez mbetet një dëshirë e kamotshme e katalanasve.

Antoine Griezmann është një prej futbollistëve më të paguar në Spanjë, me një rrogë prej 23 milionë eurosh në vit.

Sulmuesi i Atletico Madrid vitin e shkuar ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, që bëri gjithçka vetëm ta bindë atë për të qëndruar.

Por interesimi i madh i Barcelonës edhe këtë vit, ka bërë që Griezmann të mendojë përsëri largimin.

Siç raporton gazeta Mundo Deportivo, Griezmann tashmë ka një marrëveshje paraprake me Barcelonën, ku ka pranuar edhe ulje të pagës vetëm që t’u bashkohet atyre.

Nga 23 milionë sa përfiton aktualisht te Atletico, Griezman është i gatshëm të zbresë pagën në 16 milionë, për të vetmen arsye që të luajë në skuadrën e Barcelonës.

Por për të arritur te francezi, Barça do të duhet të paguajë edhe klauzolën e tij që është 120 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat