Pogba: Solskjaer na ktheu atë që e zhduku Mourinho!

Futboll

Pogba: Solskjaer na ktheu atë që e zhduku Mourinho!

Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:25
Pogba, Solskjaer

Paul Pogba thotë se Ole Gunnar Solskjaer, që zyrtarizoi sot një kontratë 3-vjeçare si trajner i Manchester United, i ka kthyer lirinë skuadrës, çka ishte zhdukur gjatë drejtimit të paraardhësit të norvegjezit. 

Francezi, kampion bote, nuk ka dyshime se Soslkjaer është njeriu i duhur për t’i drejtuar “Djajtë e Kuq”. Duke folur për “Sky Sports”, Pogba u ndal te ndikimi i Solskjaer në “Old Trafford”: 

"Puna e tij duket, rezultatet me të kanë qenë shumë të mira. Ne kemi një trajner që na vlerëson, na bën të lumtur. Ai ka kthyer besimin te lojtarët. Na ka dhënë liri, që të luajmë futboll përsëri. Ndoshta e kishim humbur këtë liri më parë.

Ditën e parë si trajner na tha vetëm që të gëzonim sërish duke luajtur futboll. Kur nuk doni të bëni atë që bëni, nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë. Po gëzohemi duke luajtur së bashku, prandaj rezultatet erdhën vetë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat