Shkupi pa fat

Futboll

Shkupi pa fat

Më: 28 mars 2019 Në ora: 17:07
Shkupi pa fat

Shkupi nuk kishte fat sportiv në sfidën me Makedonija Gj.P., pasi që krijoi më shumë se 10 raste ideale për gol, ndërsa në fund duhej të pajtohej me disfatë minimale 0:1. Autor i golit të vetëm ishte Bozhinovski, në minutën e 87-të.  Rasti i parë në këtë takim ishte për mysafirët, kur në minutën e 5-të, Da Silva Robson godet nga 18 metra, por topi shkon mbi portë.

Në minuën e 11-të FC Shkupi përgjigje me Serxhio-n, i cili kanoset nga 16 metra, pas asistimit të Veliut. Vetëm dy minuta më vonë, FC Shkupi ka rastin tjetër, kur Viktor Angellov godet nga krahu i majtë, por topi shkon skaj portës. Një minutë më vonë godet edhe Artan veliu, por në vendin e duhur ishte portieri Jovanovski që vetëm e devijon topin. Mysafirët përgjigjet përmes Kirovskit, mirëpo Enes Azizi reagon në mënyrë briliante dhe ndalon ndryshimin e rezultatit. Pasoi një periudhë e ndërhyrjeve të ashpra dhe kartonave të verdhë, që në minutën e 32, Tandina Maharafa sjell rastin tjetër, mirëpo tentimin i tij me kokë, pas rivënies nga këndi, përfundoi skaj portës.Në pjesën e dytë, rasti i parë ishte për FC Shkupin.

Në minutën e 52-të, Viktor Angelov kishte rast ideal për të shënuar, pas asistimit të Serxhios, por reagon mjaft mirë portieri Jovanovski dhe devijon topin në rivënie nga këndi. Vetëm katër minuta ishte edhe një duel Angelov – Jovanovski dhe ky i fundit sërisht është në nivel të detyrës. Në minnutën e 58-të, sulmuesi i FC Shkupit, Viktor Angelov kishte rastin e radhës, kur gjuan brenda zonës, mposht Jovanovskin, por topi shkon skaj portës. Mysafirët u përgjigjen me Benjamin Demir në minutën e 72-të, ndërsa në nivel të detyrës ishte portieri Azizi.

Në minutën e 73 ishte rasti ideal për FC Shkupin, pasi të gjithë në stadium e kishin parë topin në rrjetë, mirëpo tentimi i Viktor Angelovskit ndalet në shtyllë, ndërsa në vazhdim të aksionit, Ustabashi nuk godet mirë dhe ndalohet nga mbrojtja mysafire. FC Shkup ishte në ofenzivë të plotë dhe në minutën e 76-të, Serxhio depërton thellë në zonën e rrezikut dhe asiston në zonë, por aty Ndong nuk arrin që të shënojë nga vija fundore. Një minutën më vonë, Bradxhi asiston në shtyllën e dytë, ndërsa tani Ndong godet me të parën, por sërisht Jovanovski nuk lejon ndryshimin e rezultatit. Në minutën e 82-të, godet Angelovi nga gjuajta lirë, ndërsa për herë të parë i pasigurtë ishte portieri Jovanovski, mirëpo në momentin e fundit intervenon mbrojtja mysafire. Dhe në 3 minuta para mbylljes së takimit, një gabim i madh i mbrojtjes vendase, lejoi që Bobi Bozhinovski të shënojë gol për skuadrën mysafire.

Deri në fund të takimit futbollistët vendas u oravtën të shënojnë golin e barazimit, por pa sukses. Pas disfatës nga Vardar, regjsitrohet edhe disfata në terrenin vendas nga Makedonija Gj.P. Përballja e ardhshme e FC do të jetë në transfertë, kundër Bellasicës, më 31 mars.

FC Shkupi – Makedonija Gj.P. 0:1 (0:0)
Stadiumi në Çair
Shikues: 700
Arbitër kryesor: Josip Barton (Shkup)
Ndihmësit: Isa Emruli (Shemshovë) Darko Janevski (Tetovë)
Kartona të verdhë: Da Silva, Pecov (Makedonija Gj.P.), Fati Ismaili (Fc Shkupi)
Golashënues: Bozhinovski 87′ (Makedonija Gj.P.)
FC Shkupi: Enes Azizi, Filip Ristevski (Suhel Muharemi 81′), Amir Bilali, Armel Bradxhi, Serxhio , Rron Broja, Besart Krivanjeva, Artan Veliu (Basilio Ndong 46′), Fati Ismaili, Maharafa Tandina (Berat Ustabashi 70′), Viktor Angelov.
Makedonija Gj.P.: Jovanovski, Da Silva, Lima Bozhinovski, Da Silva Robson, Kirovski, Pecov, Filipovski, Andre Lukas, Bilalli, Tanturovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat