Shuma e parave që është investuar në Kombëtare nga FFK-ja

Futboll

Shuma e parave që është investuar në Kombëtare nga FFK-ja

Më: 28 mars 2019 Në ora: 18:21
Shuma e parave që është investuar në Kombëtare nga FFK-ja

Buxheti i FFK-së për vitin 2018 ka pasur vlerë mbi 11 milionë euro dhe gati 90% e këtyre të hyrave janë nga FIFA dhe UEFA, kurse pak mbi 10% nga të hyrat e FFK-së janë nga sponsorët, dënimet, anëtarësimet, sponsorimet dhe të drejtat televizive, shkruan Insporti.

Në këtë buxhet nuk figuron shifra prej 500 mijë eurosh që ishte premtuar si premi për ekipin Kombëtar nga Kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kjo shumë nuk është paguar në vitin 2018, ndërsa burime të Insportit nga Kuvendi i FFK-së bëjnë të ditur se nuk është paguar as deri më sot

Pagat e selektorëve dhe shpenzimet në paga e meditje për ekipet Kombëtare mbërrijnë mbi 2 milionë euro, pjesa më e madhe shkon në ekipin kombëtar A.

Mbi 150,000 euro janë shpenzuar për staf dhe meditje në Kombëtaren A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat