Iniesta flet për Messi: ‘Është e vështirë të gjesh fjalë për të’

Futboll

Iniesta flet për Messi: ‘Është e vështirë të gjesh fjalë për të’

Më: 28 mars 2019 Në ora: 20:46
Iniesta dhe Messi

Ish mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka komentuar ish shokun e skuadrës, Lionel Messi.

Spanjolli ka bërë të ditur se Messi nuk mund të përshkruhet, dhe ka lavdëruar punën e argjentinasit në 14 vitet e fundit.

“Është e vështirë të gjesh fjalë të reja për ta përshkruar atë, por ai është numri një sipas meje” ka thënë Iniesta.

“Ai po e bën këtë për 14 vite tashmë dhe po vazhdon të prodhojë gjëra të pa pritshme dhe të shfaq konsistencë të jashtëzakonshme” ka thënë tutje ish mesfushori i Spanjës.

Kujtojmë se Iniesta dhe Messi kanë fituar shumë tituj së bashku, nën mbrojtjen e fanellës së Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat