Përurohet stadiumi në Viti

Futboll

Përurohet stadiumi në Viti

Më: 29 mars 2019 Në ora: 10:21
Stadiumi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi së bashku me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin dhe kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot do të bëjnë përurimin e stadiumit të futbollit në fshatin Sadovine të Jerlive të Vitisë.

Përurimi do të bëhet në ora 14:00. MKRS-ja ka investuar në këtë projekt 600 mijë euro, ndërsa komuna e Vitisë 200 mijë euro.

Ky projekt pritet të ndikojë pozitivisht në krijimin sa më të mirë të kushteve për ngritje të cilësisë së sportit të futbollit vitias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat