Selimi: Për Kosovën te rinjtë tanë me mjaft sukses po lobojnë 

Futboll

Selimi: Për Kosovën te rinjtë tanë me mjaft sukses po lobojnë 

Më: 29 mars 2019 Në ora: 10:39
Selimi: Për Kosovën te rinjtë tanë me mjaft sukses po lobojnë 

Sot në Nyon të Zvicrës është zhvilluar ndeshja miqësore mes e futbollistëve të rinj (U17) e ekipeve  “Kosova” dhe “Spanja, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra e cila ndoqi këtë ndeshje përsëafërmi. Ndeshja në Nyon mes ekipit Kosova dhe Spanja ka qenë e ndjekur edhe nga vëzhgues, delegatë të UEFA-s me arbitra me gjitha konventat evropian për kualifikim ne kampionatin evropian.
Në stadiumin e Nyonit takuam edhe shumë shqiptarë që kishin ardhur për ta ndjekur ndeshjen mes Kosovës dhe Spanjës,  tifozë këta plot që në duar mbanin flamuj të kombëtares së Kosovës, flamuj te shtetëror te Kosovës dhe flamuj kuqezi.
Ambasadori i futbollit shqiptar ne Evropë Agron Selimi nga Gjeneva: Për Kosovën te rinjtë tanë me mjaft sukses po lobojne me këmbë dhe gola… 
Aty takuam edhe Agron Selimin i cili kishte ardhur special nga Gjeneva me miq për të ndjekur ndeshjen kundër  spanjollëve. Agron Selimi është si organizatori i parë i ndeshjeve te kombëtares se Kosovës ne arenën ndërkombëtare, i cili me plot kuptimin e fjalës njihet si ambasador i futbollit te kombëtares. Selimi nga Gjeneva çdo herë u gjend pran kombëtares së Kosovës, qoftë në vendlindje apo në Zvicër dhe Evropë, jo vetëm me Kombëtaren A, por edhe pranë kombëtares U 17 ku u pa në stade de Nyon në lojën Spanjë-Kosovë. Selimi shoqërohej nga Jeton Maluku, po ashtu aktivist dhe adhurues i futbollit shqiptare, kombëtareve tona. Te shtojmë se Agron Selimi filloi ta shkruan historinë ne ndeshjen e parë me 5 mars 2014 ku për herë të parë zyrtarisht luajti lojën e parë miqësore në Mitrovicë kundër Haitit ku ky veprimtar e solli Haitin në Kosovë. Selimi mundësoi Kosovës te luaj edhe në Stade de Genève kundër Senegalit.

Image

“Për Kosovën te rinjtë tanë me mjaft sukses po lobojnë”, tha për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” Agron Selimi, nga Gjeneva, ambasadori i futbollit shqiptar ne Evropë.
Spanja fitoi 1:0 ndaj Kosovës.   
Te dielën e ardhshme po ashtu në stadiumin e Nyonit do të zhvillohet ndeshja e radhës mes Kosovës dhe Greqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat