Legjendat e Interit me Mourinhon trajner këtë të shtunë

Futboll

Legjendat e Interit me Mourinhon trajner këtë të shtunë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 10:44
Jose Mourinho

Legjendat e Interit do të udhëtojnë drejt Londrës këtë të shtunë, ku do të luajnë një ndeshje miqësore ndaj homologëve të Tottenham Hotspur në stadiumin e ri të klubit anglez.

Për këtë ndeshje klubi zikaltër ka ftuar Jose Mourinho të jetë në drejtimin e skuadrës, sipas rrjetit “ESPN”, të cilët kanë kontaktuar trajnerin portugez, por ai ende nuk iu ka kthyer një përgjigje nëse do jetë të shtunën në Londër.

Mourinho u përfol për një rikthim si trajner i Interit në fund të këtij sezoni, por së fundi nuk ka ndonjë informacion konkret për këtë aventurë të re të portugezit, që në vitin 2010 fitoi tripletën e famshme me klubin zikaltër.

Ndërkohë Tottenham do ta inagurojë këtë të mërkurë zyrtarisht stadiumin e ri në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat