Azdren Llullaku, futbollisti shqiptar i cili luan në Rumani te skuadra e Astra ka 4 muaj që nuk paguhet teksa prblemet financiare kanë goditur klubin rumun.
"Ka katër muaj vonesa të pagave. Më 15 prill mbushen plot 4 muaj. Ne ende nuk kemi menduar për të protestuar kundër klubit sepse na kanë premtuar se do të funksionojë. Presidenti na ka premtuar se do ta zgjidhi dhe ne jemi duke pritur" ,tha Azdren Llullaku për "Sport.ro".