Bushi: Kërkuam të mos luhej me Andorrën

Futboll

Bushi: Kërkuam të mos luhej me Andorrën

Më: 29 mars 2019 Në ora: 12:54
Bushi: Kërkuam të mos luhej me Andorrën

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi, doli në një konferencë për shtyp në ambientet e FSHF-së, ku iu përgjigj pyetjeve për rezultatet e dy ndeshjeve të para eliminatore të Europianit.

Çfarë ndodhi në 2 ndeshjet me Turqinë dhe Andorrën?

Me Turqinë ekipi luajti mirë për 90 minuta, e dominuam ndeshjen. Krijuam 3-4 raste për gol, por Turqia me alternativat që ka realizoi një gol në fund për shkak se mbrojtja ishte vendosur keq. Kjo ndodh sepse lojtarët tanë nuk luajnë shumë. Kemi probleme në mbrojtje. Në ndeshjen me Andorrën nuk kishim kohën e duhur, sepse udhëtuam direkt. Në fushë plastike na u dëmtua Shehu. Kërkuam anulimin e ndeshjes për shkak të fushës. Megjitahtë, të nesërmen ata vendosën të luanim atje. Na u vra edhe Malaj. Nuk është i pranueshëm ky rezultat, por, gjithsesi, duke parë rezultatet e tyre janë të justifikuara. Thosha gjithmonë pse janë kaq të fortë në shtëpi, por vjen si pasojë e fushës. Do ta shënonim shumë shpejt edhe golin e dytë, por u bë një gabim individual. Nuk duhet ta kishim marrë si barazim.

A mbani përgjegjësi për këto rezultate?

E dominuam Anodrrën, gjithsesi është e pafalshme. Ekipi po luan mirë, por na penalizoi fusha. Nuk luhet në 2019-tën në atë fushë. Iu drejtuam edhe UEFA-s. I mësojmë lojtarët të luajnë “FAIR”, jo të vonohen siç bëjnë ata".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat