Costa projektohet gjithnjë e më larg Juves

Futboll

Costa projektohet gjithnjë e më larg Juves

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:09
Costa projektohet gjithnjë e më larg Juves

Futbollisti Douglas Costa projektohet gjithnjë e më larg klubit Juventusi, me lojtarin brazilian që ashtu siç shkruajnë mediat italiane dhe jo vetëm ngjall interesin e disa klubeve prestigjioze, mes të cilëve edhe kampionët e Francës të PSG-së, Manchester United dhe City nga Premier League por edhe brenda kufijve të Serie A është Interi që vlerëson shërbimet e lojtarit. Gjithsesi, kontaktet mes mesfushorit 28-vjeçar dhe klubit të Naser Al Khelaifit mësohet se kanë qenë të intensifikuara kohët e fundit çka hap një pistë të re për destinacionin e tij të radhës. Drejtuesit klubit parizien janë duke përpiluar tanimë ofertën me të cilën do të dalin së shpejti për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat