Historia Georgina Rodriguez: Nga një pastruese tek e dashura e njërit prej futbollistëve më të mirë në botë

Futboll

Historia Georgina Rodriguez: Nga një pastruese tek e dashura e njërit prej futbollistëve më të mirë në botë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:17
Cristiano Ronaldo me te dashuren

Ka kaluar koha kur Georgina Rodrigez (25 vjeç) shihej vetëm si e dashura e futbollistit me famë botërore Cristiano Ronaldo. Për vite ajo ishte një zeshkane misterioze, për të cilën nuk dihej shumë, por me zhvendosjen e Ronaldos në Itali edhe Georgina, filloi të ndjekë rrugën e saj drejt suksesit

I dashuri i saj menjëherë pas ardhjes në Juventus fitoi zemrat e tifozëve, dhe Georgina arriti të bënte për vete italianët. Me 10 milionë ndjekës në Instagram, është një nga mbretëreshat e Serisë A dhe kohët e fundit ajo nënshkroi një kontratë fitimprurëse dhe u prezantua si një fytyrë mbrojtëse e markës së famshme të veshjeve të brendshme. Sot jeta e saj duket si një ëndërr, por rruga drejt suksesit nuk ishte e thjeshtë. Për gjithçka që ajo ka, Georgina është vetë meritore.

Ajo u lind më 27 janar 1994 në Buenos Aires dhe u zhvendos në qytetin spanjoll të Jakas në fillim të atij viti. Babai i saj ishte po ashtu futbollist, por ai nuk arriti më shumë se në ligën argjentinase. Ai më vonë ka punuar edhe si trajner. Georgina ka zbuluar dashurinë e parë të madhe në moshën katërvjeçare kur u regjistrua në akademinë e vallëzimit.

“Nuk isha një fëmijë shumë i këndshëm. Unë sigurisht nuk isha më e bukura në klasë. Thjesht, ndihesha normale. Vallëzimi më mësoi disiplinën dhe dashurinë për artin”, tha Georgina, e cila investonte orë, ditë, muaj dhe vite duke u djersitur nga dita në ditë, por një ditë vendosi të fokusohej në modelim.

“Nuk më kujtohet momenti kur vendosa të bëhem modele. Më vonë, në shkollë, fillova papritmas të thosha se isha e bukur, se kisha një trup të mirë, dhe fillova edhe vetë të besoja në atë”, ishte shprehur ajo.

Shpejt asaj i erdhi një shans për në Madrid, por ajo nuk kishte të holla për të ndjekur ëndrrën e saj. Kjo është arsyeja pse vendosi të udhëtojë në Bristol, të përmirësojë anglishten e saj dhe të punësohet.

“Kam punuar edhe si pastruese, asgjë nuk ishte problem për mua”, pranon ajo. Kur mblodhi para të mjaftueshme, ajo u kthye në Spanjë. Në Madrid jetonte me motrën e saj. Ndonëse nuk kishte para të mjaftueshme për studime, ajo kishte një dëshirë të madhe për sukses dhe përmasa të përsosura trupore. Për shkak të kësaj, ajo u punësua si shitëse në dyqanin e Gucci në Madrid. Kjo është pikërisht ajo që ndryshoi jetën e saj.

Në punë u takua me Cristiano Ronaldon dhe pjesa tjetër është histori …

Ronaldo dhe Georgina kishin qenë në lidhje prej muajsh, dhe më pas ajo mbeti shtatzënë, duke sjellë në jetë vajzën e tyre të parë. Çifti tani kanë katër fëmijë.

Nga një shitëse e entuziazmuar që po përpiqej të ndërtonte një karrierë në botën e modës, ajo u bë dashuria e një prej lojtarëve më të mirë të botës dhe nëna e fëmijëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat