Suker me vlerësim shumë interesant për Kosovën

Futboll

Suker me vlerësim shumë interesant për Kosovën

Më: 29 mars 2019 Në ora: 19:51
Davor Suker

Legjenda e futbollit kroat dhe atij botëror Davor Suker ka folur për gjasat e Përfaqësueses së Kosovës për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Në një intervistë për Gazeta Alo, ndër të tjera legjenda kroate e ka quajtur Kosovën, Brazili i vogël.

Mendimi i juaj për Përfaqësuesen e Kosovës

“Mendimi im për Përfaqësuesen e Kosovës është se ka shumë talente, është një Brazil i vogël, por nuk kanë mundësi ku të tregojnë kualitetet e tyre”.

Sa janë gjasat e Përfaqësueses së Kosovës për kualifikim në EURO 2020?

“Kosova ka gjasa të mëdha për t’u kualifikuar pas barazimit ndaj Bullgarisë dhe një rezultati pozitiv në ndeshjen e radhës. Kosova në këtë grup mund t’u bëjë ballë të gjithë kundërshtarëve”.

Kosova përballet me Malin e Zi në ndeshjen e radhës. A do të arrijë Kosova një rezultat pozitiv në atë ndeshje?

“Natyrisht se mundet, sepse Mali i Zi ka humbur në kualitet në krahasim me katër vitet e kaluara. Ndërsa Kosova ka përparuar dukshëm”.

Cilin futbollist të Përfaqësueses së Kosovës e vlerësoni si më të mirin?

“Nuk mund të dalloj ndonjërin. Përveç kapitenit tonë (Amir Rrahmani) Kosova ka edhe shumë yje të tjerë, këtë edhe e kanë treguar, por duhet akoma të kombinohen dhe të kualifikohen në evropian e shpresojmë më pas në të ardhmen edhe në botëror.

Davor Suker ishte në mesin e personaliteteve të shquara të futbollit që ndikuan shumë për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat