Befasohet Man City – Super mbrojtësi po e mendon largimin nga skuadra

Futboll

Befasohet Man City – Super mbrojtësi po e mendon largimin nga skuadra

Më: 29 mars 2019 Në ora: 20:17
Manchester City

Manchester City është shumë afër që të humb një nga super mbrojtësit e skuadrës.

Nicolas Otamendi është i hapur që të largohet nga skuadra qysh gjatë kësaj vere, sipas raportimeve të ‘Goal’.

31 vjeçari i cili luan në qendrën e mbrojtjes nuk po e kërkon me domosdoshmëri largimin, por ka lënë të hapur mundësinë për largim, nëse i ofrohet minutazh e mjaftueshme.

Me afrimin e John Stones dhe Aymerick Laporte, minutat e Otamendit janë minimizuar dhe sigurisht se kjo situatë nuk i pëlqen aq shumë lojtarit.

Ai ka nënshkruar një kontratë të re me skuadrën, e cila e mban atë në skuadër deri në vitin 2022.

Gjithashtu, Manchester City po e shikon mundësinë që të nënshkruaj me ndonjë qendër mbrojtës në afatin kalimtar të verës, gjë që do të zbehte mundësinë për rikthimin në formacionin e parë, për Otamendin.

Një nga emrat që po përmendet se mund t’i bashkohet skuadrës së Pep Guardiolas është ai i Milan Skriniar, i cili luan me Inter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat