Adel Taarabt është rikthyer tek ekipi i parë i Benficas dhe do të jetë gati për ndeshjen e së shtunës në kampionat.
Kjo do të jetë hera e parë këtë sezon që mesfushori maroken ka marrë ftesën për të qenë pjesë e ekipit të parë, teksa është aktivizuar tek skuadra B.
Taarabt u konsiderua si një talent i madh disa vite më parë dhe madje luajti për një sezon te Milan në Serie A.
Pas problemeve me sjelljen e tij jashtë fushës, Taarabt është zhdukur nga skena e futbollit, por kohët e fundit ka punuar shumë për t’u rikthyer fuqishëm.
Ai vazhdon të ketë një kontratë goxha të mirë te Benfica, megjithëse deri tani ka luajtur vetëm me ekipin e dytë.
Drejtuesit e klubit shpresojnë që ai të fillojë të tregojë vlerat e tij dhe të kthehet në një lojtar të rëndësishëm për portugezët.