Birra dhe torte falas në ndeshjen e Premierligës, arsyeja e dhimbshme, por e bukur!

Futboll

Birra dhe torte falas në ndeshjen e Premierligës, arsyeja e dhimbshme, por e bukur!

Më: 30 mars 2019 Në ora: 00:04
Leicester City

Leicester City do të nderojë ditëlindjen e pronarit të ndjerë, Vichai Srivaddhanaprabha. Në ndeshjen ndaj Bournemouth, tifozët do të pinë birra falas dhe do të ushqehen me tortë pa asnjë cent.

Vendimi është marrë nga nënkryetari i klubit, familjari i ish-presidentit të ndjerë, Khun Aiyawatt Srivaddhanaprabha.

Ish kryetari historik i skuadrës së njohur angleze vdiq tragjikisht pak muaj më parë duke u rrëzuar nga helikopteri pas barazimit të 1-1 në shtëpi ndaj West Ham në tetor.

Poashtu, të gjithë futbollistët do të mbajnë shiritët e zi në duar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat