Abrashi ia bën të qartë Bayern Munihut...

Futboll

Abrashi ia bën të qartë Bayern Munihut...

Më: 30 mars 2019 Në ora: 12:12
Abrashi ia bën të qartë Bayern Munihut...

Futbollisti shqiptar i Freiburgit, Amir Abrashi, ka paralajmëruar gjigantin gjerman, Bayern Munich, se nuk ia ka frikën.

Freiburg është nikoqir i kampionit aktual të Gjermanisë në ndeshjen e vlefshmë të xhiros së 27-të të Bundesligës.

Abrashi ka paralajmëruar se do ta ndalin Bayernin në shtëpi dhe thotë se nuk ia kanë frikën.

“Bavarezët nuk duhet të kalojnë vetëm mbi mua, por edhe mbi të gjithë skuadrën. Nuk kemi frikë. Luajmë në shtëpi dhe e dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë për të ngacmuar një skuadër si Bayerni”, u shpreh Abrashi.

“Bayerni nuk do ta ketë të lehtë ta marrë fitoren këtu, do të mundohemi t’i mposhtim”, u shpreh mesfushori shqiptar.

Pas 26 ndeshjeve në Bundesliga, Freiburgu ndodhet në pozitën e 11-të me 31 pikë të tubuara dhe duket larg zonës së rrezikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat