Zidane: “Mbappe 280 milionë? Unë kam kushtuar 72 milionë dhe ishte çmenduri!”

Futboll

Zidane: “Mbappe 280 milionë? Unë kam kushtuar 72 milionë dhe ishte çmenduri!”

Më: 30 mars 2019 Në ora: 13:56
Mbappe dhe Zidane

Zinedine Zidane, në njëfarë mënyre, e ka pranuar se me çfarëdo çmimi që blihet Kylian Mbappe, mund të jetë çmim real duke parë tregun e sotëm.

Mbappe, 20-vjeçar, raportohet se është objektivi numër një i Real Madridi për sezonin 2019/20, edhe pse do të jetë e vështirë për t’ia rrëmbyer Paris Saint Germainit, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediave spanjolle, nëse Reali e do Mbappen, duhet të derdhë deri në 280 milionë euro në arkat e klubit francez, shifër që për tregun e sotëm në botën futbollit – duket se është normale edhe për Zidanen.

“A vlen Mbappe 280 milionë euro? Nuk mund të themi se nuk vlen 100 milionë, 150 apo 300… kjo është ajo që klubet po bëjnë tani”, u përgjigj Zidane.

“Kur unë arrita në Madrid për 72 milionë u tha se ishte çmenduri. Shikoni tani ku jemi”.

“E di se çfarë lojtari është (Mbappe), por nuk është i imi. Nuk do të flas për respekt ndaj PSG-së, klubit tonë dhe lojtarëve të mi”, shtoi mes tjerash Zizu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat