Manchester City fiton dhe rikthehet në krye të Premier League

Futboll

Manchester City fiton dhe rikthehet në krye të Premier League

Nga: K. Goca Më: 30 mars 2019 Në ora: 15:22
Manchester City fiton dhe rikthehet në krye të Premier League

Manchester City importoi tri pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit në Premier League. Futbollistët e Cityt treguan fuqinë e kampionit dhe për 30 minutat e parë e kryen punën në stadiumin "Craven Cottage" në Londër, duke e mundur me 2:0 Fulhamin, në ndeshjen e javës së 32-të.
Në minutën e 5-të, Bernardo Silva me një depërtim të bukur dhe nga rreth 17-18 metra me një goditje të fortë e përtokë shënoi në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1 për Cityn. Një veprim i shpejt dhe më së miri në 16-sh gjendet Sergie Aguero i cili nga afërsia shënon për 0:2. 
City kryeson renditjen me 77 pikë, ka një pikë më shumë dhe një ndeshje me pak se Liverpool që mban vendin e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat