A është normal Milot Rashica, çfarë bëri në Gjermani...

Futboll

A është normal Milot Rashica, çfarë bëri në Gjermani...

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2019 Në ora: 15:45
A është normal Milot Rashica, çfarë bëri në Gjermani...

Po Milot Rashica! Futbollisti Milot Rashica, e askush tjetër, shënon për Werder Bremenin dhe për fitoren 3:1 kundër Mainzit, në ndeshjen e javës së 27-të! Reprezentuesi i Kosovës protagonist dhe Werder udhëhoqi qysh në minutën e 3-të. Rashica i vetmuar, me gjakftohtësi futet në 16-sh mashtron portierin dhe pa vështirësi shënon për 1:0, duke e ngritur në këmbë të pranishmit. 
Image

Nuk ka tjetër pyetje, a është normal Rashica se çfarë bukurie të futbollit shfaqi dhe po e zbardh fytyrën edhe të Kosovës edhe të kombit shqiptar. Ndërkaq krahas Rashicës u shqua edhe Max Kruse që realizoi dy gola, në minutën e 36-të e 63-të. Në golin e dytë të Kruses ka asistuar Rashica kur shënon për 3:1. Robin Quaison shënoi golin e nderit për Mainzin pikërisht në minutën e 52-të.
Rashica u paraqit titullar, ka qenë prej më të mirëve dhe deri me tash ka realizuar 7 gola në Bundesliga I.
Werderi është në vend të shtatë me 42 pikë, ka 12 më shumë se Mainz që renditet i 13-ti. Rashica luajti plot 84 minuta dhe dëshmoi edhe një herë veten , duke i siguruar pikë të mëdha Werderit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat