Shfaqet “Zonja e Vjetër”, De Ligt në dyshim për Barcelonën

Futboll

Shfaqet “Zonja e Vjetër”, De Ligt në dyshim për Barcelonën

Më: 30 mars 2019 Në ora: 15:59
de ligt

Matijs De Ligt është një nga mbrojtësit më të kërkuar në Europë. Në një intervistë për “Tuttosport”, De Ligt ka deklaruar se Juventusi ka disa nga mbrojtësit më të mirë në botë. “Mund t’iu bashkohem atyre, por ka edhe klube tjera që interesohen për mua,” k thënë holandezi. Real Madridi, Barcelona dhe Mançester Siti, janë klubet tjera që interesohen për 19-vjeçarin, por edhe “Zonja e Vjetër” po insiston për holandezin. Kur u pyet nëse mund t’i bashkohet Kielinit dhe Bonuçit në Torino, ai u përgjigj: “Mund të ndodh, por edhe klube të tjera po interesohen për mua gjithashtu.Do të shohim kur të vjen koha, tani për tani jam i fokusuar te Ajaks-i e jo te e ardhmja. Agjenti im, Mino Raiola, është duke u marr me atë,” ka thënë mes tjerash De Ligt për mediat në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat