Kampionati anglez hyn në fazën finale, ku Liverpuli dhe Mançester Siti do të luftojnë deri në fund për kreun e tabelës. Një super kompjuter në Angli, ka parashikuar rezultatet e ndeshjeve të fundit të Premierligës, duke e nxjerr Mançester Sitin si kampion. Skuadra e Pep Guardiolas sipas këtij parashikimi, do të mbyll kampionatin me 98 pikë, një më shumë se Liverpuli, për të vazhduar me Totenhamin dhe Mançester Junajtedin. Arsenal dhe Çellsi do të mbesin jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, ndërsa Kardif , Fulhami dhe Hadersfilldi do të largohen nga Premier Liga.