Conte drejt rikthimit në Itali

Futboll

Conte drejt rikthimit në Itali

Më: 30 mars 2019 Në ora: 18:33
Antonio Conte

Antonio Conte ka nisur bisedimet juridike me klubin e Chelsea për një zgjidhje të kontratës.

Anglezët vazhdojnë ta paguajnë trajnerin që e shkarkuan kohë më parë. Janë në lojë rreth 20 milionë euro dhe palët duhet të gjejnë një akord mes tyre.

Njoftimi se avokatët e Conte dhe juristët e Chelsea janë ulur në tratativa, kanë bërë që mediat italiane të shkruajnë se tekniku është në prag të nënshkrimit të një kontrate. Corriere Dello Sport aludon se bëhet fjalë për Inter.

Klubi zikaltër me gjasë do të shkarkojë trajnerin Spalletti në përfundim të sezonit dhe do t’i ofrojë postin Antonio Contes.

Nuk përjashtohet edhe mundësia e rikthimit tek Juventus, gjithnjë në rast se kjo skuadër nuk arrin të vazhdojë më tej në Champions League. Allegri do të ishte i salduar me bankinën e Juves vetëm nëse do të fitonte Champions League.

Pista e Interit është me e besueshme pasi prania e drejtorit Marotta në klubin milanez mund të rezultojë vendimtare për të ardhmen e Antonio Contes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat