Kosovës U17 e pret me optimizëm duelin kundër Greqisë    - Bota Sot
Kosovës U17 e pret me optimizëm duelin kundër Greqisë   

Futboll

Kosovës U17 e pret me optimizëm duelin kundër Greqisë   

Më: 30 mars 2019 Në ora: 19:05
Kosovës U17 e pret me optimizëm duelin kundër Greqisë   

Pas dy humbjeve në garat e rrethit elitë për Evropianin 2019, së pari nga Ukraina 2:0 dhe nga Spanja 1:0, Kombëtarja U17 e Kosovës, në ndeshjen e nesërme kundër Greqisë do të orvatet të shënojë fitore. Por me gjithë dëshirën dhe optimizmin për një rezultat pozitiv, përzgjedhësi Besnik Kollari, duket i matur: “Kemi punuar me këta djem sipas mundësive të tyre psiko-fizike, duke analizuar dy ndeshjet e para. Kundër Ukrainës nuk luajtëm mirë, por ishim të mirë kundër Spanjës dhe vetëm nga një gabim në mbrojtje pësuam një gol dhe angazhimi i futbollistëve ishte maksimal. E dimë që Greqia është ekip i fortë gjë që tregoi edhe në dy ndeshjet e kaluara, por ne do të mundohemi që të bëjmë gjithçka që është mundur dhe të arrijmë rezultat pozitiv, ndonëse në futboll asnjëherë nuk ka asgjë të sigurt. Por mbetet të shihet se çka do të na sjellë loja e nesërme”.
Ndeshja Greqia- Kosova zhvillohet nesër prej orës 14.00 sikur që edhe ndeshja tjetër Spanja-Ukraina do të zhvillohet në të njëjtën kohë. Meqë është e diele nesër pritet një numër i madh i shikuesve, kryesisht bashkatdhetarë tanë dhe kjo përkrahje do të jetë e madhe dhe shumë domethënëse për ekipin tonë kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat