E FUNDIT: Kjo është arsyeja pse Edon Zhegrova nuk u ftua fare nga Baseli

Futboll

E FUNDIT: Kjo është arsyeja pse Edon Zhegrova nuk u ftua fare nga Baseli

Më: 30 mars 2019 Në ora: 20:20
Edon Zhegrova

Baseli është duke luajtur ndeshjen si mysafir i Luzern, e vlefshme për raundin e 25-të të Superligës së Zvicrës. 

Këtë ndeshje befasisht Edon Zhegrova nuk është ftuar fare dhe është duke e ndjekur ndoshta ndeshjen nga televizioni.

Gjithsesi, lajmet e fundit tregojnë se Basel nuk është aspak i kënaqur me yllin.

Sipas Basel Inside, kampioni i shumëfishtë zivcerian thuhet se është gati të përfundojë huazimin e Edon Zhegrovës nga Genk.

Baseli aktualisht nuk është i kënaqur me përpjekjet që prodhon në stërvitje Edoni, gjë që ka ndikuar në vendimin e tyre për ta larguar atë.

Edhe qëndrimi i tij gjatë këtij dy mujori është problemi tjetër që ka shtyrë drejtuesit e ekipit të marrin një vendim të tillë.

Zhegrova ka luajtur vetëm tetë minuta me Baselin prej muajit shkurt kur ateroi në Zvicër, që nënkuptohet se këto spekulime mund të jenë të vërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat