I riu Kean bën heroin në fitoren minimale të Juventus

Futboll

I riu Kean bën heroin në fitoren minimale të Juventus

Më: 30 mars 2019 Në ora: 20:22
Moise Kean

Skuadra e Juventus ka arritur që të shënojë fitore minimale ndaj skuadrës së Empolit.

‘Zonja e vjetër’ ka shënuar fitore 1:0, në një ndeshje mjaft të balancuar ndaj skuadrës së vendit të 17-të në tabelë.

Ishte minuta e 72’ kur i riu Moise Kean arriti të zhbllokonte rezultatin me një gol mjaft të bukur.

Ky gol i reprezentuesit italian erdhi vetëm katër minuta pasi Allegri ia besoi zbritjen në fushën e gjelbër.

Me këtë fitore Juventus ngritët në kuotën e 78 pikëve, me 18 pikë më shumë sesa vendi i dytë, Napoli.

Empoli në anën tjetër mbetet në kuotën e 25 pikëve, duke i dhënë mundësi skuadrës së Bolognas që ta parakalojë në rast të fitores ndaj Sassuolo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat