KF “UV Malisheva” me hapa të sigurt drejt Ligës së parë në futboll

Futboll

KF “UV Malisheva” me hapa të sigurt drejt Ligës së parë në futboll

Më: 30 mars 2019 Në ora: 20:42
KF “UV Malisheva”

Ekipi i futbollit “UV Malisheva”, sot ka fituar derbin në ligën e dytë të Kosovës në futboll dhe me këtë fitore renditet e para në Ligën e dytë A, duke ecur sigurt drejt shpalljes kampion dhe drejtë Ligës së parë. Përveç fitores, edhe atmosfera në shkallët e stadiumit ishte impozante, pasi është përcjellë nga mijëra shikues.

Golashënues i dyfishtë për ekipin tone ishte Nikollë Dushi.

Kjo ishte ndeshja derbi e kësaj jave, ku ekipi ynë luajti me ekipin “Behari”, ndërsa ndeshja e radhës e ekipit tonë, është ajo me “Rahovecin”, e cila edhe është vendimtare, pasi “Malisheva” dhe “Rahoveci”, janë me pikë të barabarta, por ekipi ynë ka golaverazhin më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat