Man Utd dhe Man City e duan Rice – Ja çfarë thotë lojtari

Futboll

Man Utd dhe Man City e duan Rice – Ja çfarë thotë lojtari

Më: 30 mars 2019 Në ora: 21:51
Manchester United dhe Manchester City

Manchester United dhe Manchester City janë vënë në kërkim të talentit të ri anglez.

Declan Rice, i cili së fundmi ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat e kombëtares angleze, po kërkohet nga dy prej skuadrave më të mira në Angli.

Por, lojtari i West Ham United ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet dhe ka insistuar se është i interesuar vetëm tek loja me skuadrën aktuale.

“Jam i lumtur. Po luaj secilën javë. Kam një lidhje speciale me tifozët. Është e pabesueshme. E dua secilin minutë që jam tek West Ham” ka thënë Rice.

“Jam vetëm 20 vjeç dhe kam karrierën përpara. Jam i fokusuar vetëm në lojën me West Ham, dhe me buzëqeshje në fytyrë do ta shijoj atë” ka thënë tutje lojtari.

Mbetet të shihet nëse Declan Rice do t’i përballoj edhe ofertat potenciale në fund të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat