Solskjaer jep shenja se do ta përdor Pogban në një pozitë tjetër

Futboll

Solskjaer jep shenja se do ta përdor Pogban në një pozitë tjetër

Më: 30 mars 2019 Në ora: 23:49
Ole Gunnar Solskjaer dhe Pogba

Ole Gunnar Solskjaer duket se ka në kokë plane të reja për mesfushorin Paul Pogba.

Solskjaer ka dhënë disa shenja që kanë lënë të kuptojnë se ai mund ta shfrytëzojë Pogban në një pozicion tjetër nga ky aktuali.

Norvegjezi ka bërë të ditur se do ta lë francezin të afrohet më shumë në fazën e sulmit, për dallim nga ato që bënte Mourinho.

“Paul është i rëndësishëm për ne. Ne nuk mund të mbanim topin sot. Posedimi 50/50 në shtëpi është dëshpërim” ka thënë Ole.

“Paul mund të sulmojë dhe të mbrohet” ka thënë tutje ai duke bërë të ditur se mund t’i jap hapësira edhe përpara.

Solskjaer e ka nisur me fitore ndeshjen e parë pas nënshkrimit të kontratës  tri vjeçare me skuadrën e Man United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat