Barca zhvillon bisedimet e para për transferimin e Griezmann

Futboll

Barca zhvillon bisedimet e para për transferimin e Griezmann

Më: 30 mars 2019 Në ora: 23:58
Antoine Griezmann

Zërat për transferimin e Antoine Griezmann tek Barcelona nuk kanë të ndalur.

Së fundmi raportohet se skuadra katalane dhe ajo madrilene veçse kanë mbajtur negociatat e para për një transferim.

Sipas ‘Mundo Deportivo’ Barcelona kanë filluar tentativat për të transferuar yllin francez.

Griezmann i cili ishte lidhur ngushtë vitin e kaluar me një kalim tek Barca, asokohe zgjodhi Atleticon, por muajin e kaluar dolën zëra se lojtari është bërë pishman me këtë vendim.

Drejtori sportiv i Barcës, Eric Abidal, po mban negociatat dhe synon nënshkrimin me lojtarin më 1 korrik, kur klauzola e lojtarit të zbresë nga 200 milionë euro në 120 milionë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat