Dorëzohet Tottenham, Eriksen afër Realit - Bota Sot
Dorëzohet Tottenham, Eriksen afër Realit

Futboll

Dorëzohet Tottenham, Eriksen afër Realit

Më: 31 mars 2019 Në ora: 10:56
Ilustrim

Tottenhami ia ka vënë një çmim shumë të lartë, 150 milionë euro, mesfushorit të vet, Christian Eriksen, i cili kërkohet nga Real Madridi.

Real Madridi do të detyrohet ta paguajë një shumë marramendëse prej 150 milionë euro nëse dëshiron ta kompletojë transferimin e mesfushorit danez Eriksen nga Tottenhami.

Gazeta britanike “Mirror’ pohon se kryetari i Spurs, Daniel Levy, i ka vënë çmimin nëntëshifror yllit të skuadrës.

Kjo shumë do ta bënte danezin lojtarit e tretë më të shtrenjtë në histori të futbollit, pas Neymarit dhe Kylian Mbappes nëse gjiganti spanjoll vendos ta paguajë atë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...