Chelsea të pavendosur për Gonzalo Higuain

Futboll

Chelsea të pavendosur për Gonzalo Higuain

Më: 31 mars 2019 Në ora: 11:09
Gonzalo Higuain

Skuadra e Chelsea duket se nuk është akoma e vendosur për sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain.

Higuain pak ditë më parë ka bërë të ditur se ka përfunduar aventurën e tij me kombëtaren e Argjentinës, por një gjë e tillë mund të ndodh edhe me Chelsean në fund të sezonit.

Nënshkrimi i lojtarit në fund të sezonit me skuadrën londineze nuk është çështje e sigurt, sipas trajnerit Maurizio Sarri.

Sulmuesi ka ngecur ta gjejë formën e tij që nga largimi nga Juventus, duke shënuar vetëm tri gola që nga ardhja në ‘Stamford Bridge’.

“Do të doja ta shihja atë në top formë në dy muajt e  fundit” ka thënë Sarri për reporterët.

“Për momentin, vetëm kjo është gjë e rëndësishme” ka thënë tutje italiani duke mos dashur të diskutoj më shumë.

Mbetet të shihet nëse Sarri do t’i besoj argjentinasit dhe ta shfrytëzoj të drejtën për blerjen e kartonit të ‘El Pipita’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat