Ja çfarë ndodhi me Dybalan

Futboll

Ja çfarë ndodhi me Dybalan

Më: 31 mars 2019 Në ora: 14:19
Ja çfarë ndodhi me Dybalan

Në ndeshjen ndaj Empoli, për skuadrën e Juventusit nuk u aktivizua sulmuesi argjentinas Paulo Dybala. Ai duhej të ishte titullar, por gjatë nxehmjes pësoi një dëmtim dhe trajneri Max Allegri nuk e aktikvizoi. Madje dybala përfundoi në tribunë, duke mos qenë as në stol.

“Dybala kishte një problem në pulpë që kur ishte me kombëtaren. Pasi u rikthye u stërvit rregullisht me skuadrën, por gjatë nxehmjes ndjeu një dhimbje. Ndaj vendosa të mos e aktivizoj, për të mos rrezikuar”, tha trajneri Allegri.

Një dëmtim që në këto momente do të ndërlikonte pozitat e bardhezinjve, që nuk kanë në dispozicion as sulmuesin Cristiano Ronaldo. Ndaj Allegri vendosi të ruajë Dybala nga ndonjë dëmtim më i rëndë dhe ta ketë në dispozicion për ndeshjen e rëndësishme ndaj Ajax, në Champions.

Gjithsesi, bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë dhe vetëm 2-3 ditë pushim do të mjaftojnë për të kaluar këtë shqetësim. Dybala mund të mungojë edhe në ndeshjen e mesjavës në kampionat ndaj Cagliari, ose do të jetë në stol. Argjentinasi pritet të rikthehet në fushë të shtunën, në përballjen ndaj Milanit dhe mesjavën e ardhshme, ndaj Ajax.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat