Nuk largohet nga Lyoni

Futboll

Nuk largohet nga Lyoni

Më: 31 mars 2019 Në ora: 14:20
Bruno Genesio

Mediat franceze shkruajnë se Bruno Genesio është i vendosur të rinovojë kontratën për të qëndruar edhe dy vite të tjera në drejtimin e Lyonit. Prej kohësh flitej se 52-vjeçari do të zëvendësonte Rafa Benitezin në stolin e Newcastle, por së fundmi gjërat duket së kanë ndryshuar, me teknikun që pritet të vazhdojë të qëndrojë në në Francë.

Lyoni aktualisht renditet në vendin e tretë në Ligue 1, tetë pikë më shumë se Marseille e vendit të katërt, çka do të thotë se me pozicionin aktual sezonin e ardhshëm do të luajë sërish në Champions League.

Pikërisht ky fakt duket se ka bindur teknikun 52-vjeçar të vazhdojë të qëndrojë në stolin e francezëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat