Barazim aspak i mirë për ekipin e Bardhit në Spanjë 

Futboll

Barazim aspak i mirë për ekipin e Bardhit në Spanjë 

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2019 Në ora: 14:27
Pamje nga ndeshja e sotme

Sulmuesi shqiptar, Enis Bardhi, u paraqit standard për Levanten, edhe pse dy herë avancoi nuk doli fituese para shikuesve të vet, duke barazuar me rezultat 2:2 me Eibarin e papërshtatshëm, në ndeshjen e javës së 29-të në Kampionatin e Spanjës.

Bardhi u ndëshkua me karton të verdhë (40’) dhe u zëvendësua në minutën e 69-të, por ky barazim nuk ka qenë aspak i mirë, sepse e mban në presion skuadrën e tij në luftë për ekzistencë.

Për Levanten shënuan: Morales (5’) e Rochina (28’) dhe për Eibarin: Escalante (19’) e Enrich (78’). Levante renditet në vend të 15-të me 32 pikë, kurse Eibar është i 11-ti me 36.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat